
Dashuri
Në një mbrëmje të qetë në qytet, ai po ecte pa ndonjë
qëllim, veç për me largu mendjen nga dita e lodhshme.
Rrugët ishin të ndriçuara lehtë, dhe ajri kishte atë
freskinë që të bën me marrë frymë ma thellë.
Aty e pa për herë të parë. Ishte duke qëndru te një kënd,
me një kafe në dorë, dhe duke shikuar njerëzit që kalonin.
Nuk ishte diçka e madhe që të binte menjëherë në sy… po
kishte diçka te ajo që të ndalte. Ai kaloi pranë saj… pasta
j ndaloi. U kthye prap. – Më fal… a po pret dikë?
Ajo e pa dhe buzëqeshi lehtë: – Ndoshta… po ndoshta jo.
– A mund të pres me ty? Ajo ngriti supet: – Nëse nuk ke
diçka më të mirë për të bërë. Ai qeshi: – Në këtë moment…
kjo është gjëja më e mirë që mund të më ndodhë.
Kaluan minuta duke folur për gjëra të vogla… për kafen,
për muzikën, për jetën. Pa e kuptuar, ora kaloi shpejt.
– Duhet të iki, – tha ajo më në fund.
– A do të të shoh prap? – pyeti ai. Ajo e shikoi për disa
sekonda… pastaj tha: – Nëse kalon përsëri nga këtu… ndoshta
po. Të nesërmen, ai erdhi në të njëjtin vend.
Dhe ajo ishte aty. Këtë herë, nuk pritën të prezantoheshin.
Thjesht u ulën bashkë, sikur njiheshin prej kohësh.
Ndonjëherë, dashuria nuk vjen me zhurmë.
Vjen qetë… dhe të ndryshon gjithçka pa e kuptu.
💫