kleopatra

kleopatra

Dashuria e vërtetë e Mark Anthony dhe Kleopatra, është një nga dashuritë më të kujtuara në literaturat e shkrimeve, një

shkrim që të frymëzon dhe të nxitë përgjatë çdo kohe jete…

Historia e vërtetë e këtyre dy të rinjëve, ka qënë më vonë e dramatizuar nga William Shakespeare (apo më saktë nga

bashkimi i shkrimtarëve të asaj kohe) dhe ka mbetur po ashtu siç kjo histori u dramatizua nga Anglezët.

Media e asaj kohe, bënte çmosin të nxiste besnikërinë në dashuri, tek bizneset e luleve dhe stolive, e kërkonin këtë

sajimin e akteve për të harxhuar dhe kujtuar…

Dashuria e Mark Anthony me Kleopatra është një provë e ngjarjeve të vërteta, ku – siç thuhet – ata u dashuruan keqazi

me pamjen e parë.

Kështu, këto mardhëniet e dashurisë së zjarrtë të Kleopatrës me Romakun, e vunë Egjyptin në pozita shumë të forta

ri-mëkëmbje.

Por, kjo dashuria e tyre i shqetësoi Romakët e tjerë, të cilët ishin me synime të fuqizimit të pushtetit të tyre mbi

Egjyptianët dhe jo anasjelltas.

Edhe pse Marku u porositë, që ai të mos martohej me Kleopatrën, ata u martuan me shumë dëshirë.

Atëherë, Senatorëve Romakë u punoi intriga dhe në një betejë lufte, ata i çuan fjalë Mark Antonios se Kleopatra i

kishte vdekur.

Shumë i dëshpëruar nga ky lajm i hidhur, Marku i ngulë shpatën vehtes (ca shkrime e thonë se, ai ra padashje mbi të).

Kur Kleopatra e mësoi se si i vdiq i shoqi, nga ajo dashuria e madhe për të, edhe ajo i mori jetën vehtes…

Një histori e vërtetë – sipas shkrimeve – por kjo është si motiv e shkruar që më parë.

Asaj kohe ishte e modës lartësimi i moralit të lartë të sakrificës më sublime, e rrjedhur nga 'dashuria e madhe'…

Recommended Creators

No recommended creators found