Kapja për litarin e shpëtimit!

Kapja për litarin e shpëtimit!

Lufto, edhe nëse krahët i ndjen të lodhur nga përpëlitjet. Lufto, edhe nëse i ndjen gati të këputur. Edhe nëse fjalët e brendshme të thërrasin të dorëzohesh, të lëshohesh në humnerën që të përthith në çdo sekondë që kalon. Lufto. Edhe nëse gjunjët të dhëmbin nga rrëzimet e shumta, që tu deshte të zvarriteshe ngase nuk mundeshe të ngrihesh.

Kapja për litarin e shpëtimit

Nëse je zhytur thellë, më thellë se sa kishe menduar ndonjëherë se do të mund të përfundosh.

Nëse errësira të ka kapluar e të ka mbështjellë që drita mos të të prekë, apo si një akull që të ngrinë e të bënë të

mos ndjesh e të qëndrosh në vend!…

Lufto, edhe nëse krahët i ndjen të lodhur nga përpëlitjet.

Lufto, edhe nëse i ndjen gati të këputur.

Edhe nëse fjalët e brendshme të thërrasin të dorëzohesh, të lëshohesh në humnerën që të përthith në çdo sekondë që

kalon.

Lufto.

Edhe nëse gjunjët të dhëmbin nga rrëzimet e shumta, që tu deshte të zvarriteshe ngase nuk mundeshe të ngrihesh.

Por, në çastin që kishe vendosur thuajse ta lejosh vetveten të fundosesh, shiko e kërko diçka më shumë.

Mos kërko as premtim, e as shpëtim të lehtë, as një dritë vezulluese e verbuese.

Mos kërko atë që smund ta kesh përgjithmone e as në momente dëshpërimi e rrëzimi.

Thjeshtë kërko një litar.

Një litar shpëtimi edhe nëse është vjetër, i përdorur nga duart e panumërta që ishin kapur më parë.

Kupto se nuk ka rëndësi sa i vjetër është litari, nga kush të vie, apo ku e gjenë atë, e rëndësishme është të

shtrëngohesh në të, e ta bash fort deri në tërheqjen finale.

Ajo që ka rëndësi është që nëse e ke ende aty, duke pritur për një dorë që të kapet për të e mos të dorëzohet.

Kapu për atë litarë dhe shtrëngoje me gjithë fuqinë tënde.

Por dhimbja mos të të trëmb.

Le të bëhet dëshmi që ende jeton, që ende ndjen, që ende mund të ngjitesh, që ende frymon.

Mos mendo tjetër por vetëm për lëvizjen e radhës.

Shtrëngim pas shtrëngimi, luftim pas luftimi.

Mirëpo në asnjë mënyrë mos mendo më për dorëzim.

Në atë udhëtim të ngadaltë, e mjaft të mundimshëm, mes frymëmarrjeve të rënda dhe zemrës që rrah fort si daulle, kupto

diçka më të thellë se vetë frika jote:

kupto se litarin nuk e sjellë e nuk do ta kishte sjellë askush tjetër pos vetes e logjikës tënde, kupto se vetëm guximi

yt do të ishte ai që do ta kishte endur atë dh e do ta kishte tërhequr me fijet e shpresës dhe forcës tënde të

brendshme.

Kupto se atë e ke pasur gjithmonë me vete, siç e ke edhe tani.

Vetëm se të duhej ta besoje mjaftueshëm për ta kapur e ta tërheqesh veten lartë sëbashku me të.

Kapja për litarin e shpëtimit shpesh qëndron aty, brenda nesh, por guximi dhe vetëbesimi është ai që na bën të humbur

apo të ngritur lartë.

Frika na bën të ndihemi të verbër edhe kur shohim me sytë tanë, ndërsa shpresa, dhe vetëbesimi është ilaqi isaj që na

bën të shohim përtej gjithçkaje edhe nëse sytë i kemi të verbër.

Comments

Lulzime R.Zekolli

🥰😊

Valon Zekolli

👏🏻👏🏻👍🏻